Charles III betohet mbi bibël

TË FUNDIT

Ceremonia solemne e kurorëzimit të monarkut të ri të Mbretërisë së Bashkuar, ka nisur me brohoritje, lavde dhe kore që këndojnë për nder të Mbretit Charles III.

Kryepeshkopi me biblën në dorë i kërkoi Mbretit Charles të konfirmojë se ai do të mbështesë ligjin dhe Kishën e Anglisë gjatë mbretërimit të tij.

Mbreti Charles, u shoqërua me zotimin se do të jetë një monark besnik.

Mbreti vendosi dorën e tij mbi Ungjillin e Shenjtë dhe u zotua se do të kryejë dhe mbajë premtimet.

Gjithashtu bashkë me të do të kurorëzohet edhe Mbretëresha Camilla.