Çfarë tregojnë për ne ngjyrat që i mbajmë veshur ?

TË FUNDIT

Ajo të cilën e kemi bërë instinkivisht është vërtetuar në një studim online të cilin e ka bërë kompania britaneze Buy T-Shirts Online.

Në rreth 1000 të anketuar, kanë vendosur të shohin se si ngjyra e veshjeve ndikon në mënyrën se si perceptohemi nga njerëzit.

Studimi ka arritur deri tek disa të dhëna interesante dhe nuk ngjall habi kur tregon se fituesi i të gjitha ngjyrave është e zeza.

Edhepse mendoni se e zeza asocon në diçka të errët dhe të rrezikshme, është treguar se është ngjyra e preferuar e dizajnerëve dhe shumicës së të anketuarve pasiqë rezonon seriozitet, vetëbesim, intelegjencë. Me fjalë të tjera, përzgjedhni të zezën në rastet kur dëshironi të leni përshtypje të mirë.

E kuqja mes të tjerave është karakterizuar si ngjyrë e mendjelartëve dhe pretenduesve, ngjyra rozë është karakteristike për mendjelehtët dhe personat që dëshirojnë vetëm të argëtohen. E kaltra e errët është e ranguar menjëherë pas të zezës dhe është ngjyra e preferuar që dëshirojnë të shohin femrat tek një mashkull.

Edhepse nuk bëhet fjalë për një eksperiment serioz, studimi ka treguar se duhet t`i ksuhtoni rëndësi ngjyrave në garderobën tuaj dhe të mendoni se si na shohin të tjerët kur të përzgjedhim një ngjyrë të caktuar.