Çfarë thanë liderët pas mbylljes së votimit? Të gjithë optimist për rrethin e dytë

TË FUNDIT

Të gjithë liderët e partive politike u shfaqën pas përfundimit të zgjedhjeve. Edhe pse nuk ishin të shpallura rezultatet ata shpallën fitore në disa komuna. Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti falenderoi qytetarët që treguan kulturë demokratike.

“Edhe një herë urime, suksese në radhë të parë juve më meritorëve shefave të shtabeve, shtabit qëndrorë krejt aktivit të BDI-së siç kemi qenë fitimtarë, fitimtarë dolëm edhe në këtë proces kaq të rëndësishëm”.

Ndërsa kreu i Besës Bilall Kasami tha se do të punojë si kryetar i komunës për të gjithq qytetarët pa dallim cilën parti simpatizojnë.

“Unë si kryetar i ardhëshëm do të jam kryetar i gjithë qytetarëve dhe do të punoj për të gjithë pa dallim cilës parti i takojnë. Pres përkrahe prej tetovarëve”.

Kryetari i Partisë Aleanca për Shqiptarët, Ziadin Sela, në daljen e tij të parë pas mbylljes së votimeve tha se partia e tij fiton dy komant urbane, atë të Gostivarit dhe të Dibrës.

“Ne si koalicion ASH-AAA shpallem fitoren nga raundi i parë në Gostivarë dhe në Dibër, dy komuna të cilat ne i fitojmë nga raundi e parë, në pesë komuna tjera shkojmë në raund të dytë do të ketë balotazh”.

Kreu i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickovski tha se në këto zgjedhje ka fituar populli edhe përskaj të gjitha parregullsive dhe presionit.

“Një fitore e madhe e qytetarëve të Maqedonisë. Kjo është fitore për të rinjtë, të vjetërit, për burrat dhe gratë, krishterët dhe muslimanet, atesitëve”.

I fundit doli lideri i LSDM-së Zoran Zaev. Tha se nuk është e vërtetë se kanë humbur, duke shtuar se në fund LSDM-ja do të ketë më shumë komuna se VMRO-DPMNE.

“Raundi i dytë është para neve, jam i bindur se do të kemi shumicën e votave dhe shumicën e kryetarëve të komunave në shumicën e komunave në vendin tonë”.

Lideri i Partisë Demokratike për Shqiptarët, Menduh Thaçi ka pranuar se rezultati nuk është i mirë.

“Unë mendoj se këto zgjedhje ishin të vështira për PDSH-në . Ne nuk pranuam të bëjmë koalicion me asnjë parti e cila nuk e merr parasysh programin tonë. Ishim të vetëdishëm se jemi të vetmuar mirëpo është një rezultat kapital”.

Raundi i dytë për zgjedhjet lokale përsëritet në afat prej 14 ditësh gjegjësisht më 31 tetori. Në raundin e dytë, shkojnë vetëm dy kandidatë me më shumë vota në raundin e pare.