Turbulenca në Aleancën për Shqiptarët? Kjo është përshtypja e parë që përcjell fotografia e shpërndarë në rrjete sociale, ku shihen se si lideri i kësaj partie, Arben Taravari dhe Ziadin Sela kanë mbledhur ministrat e kësaj partie në Qeveri.
Krenar Lloga – ministër i Drejtësisë, Fatmir Mexhiti – ministër i Shëndetësisë dhe Azir Aliu – ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, janë të shoqëruar edhe nga Arben Zeqiri, zëdhënësit të kësaj partie. Ky i fundit në profilin e tij në Facebook nuk zbuloi qëllimin e takimit, por njoftoi se janë mbledhur në Gostivar.
Kujtojmë që kohës së fundit është vënë në pikëpyetje edhe stabiliteti i koalicionit qeveritar, pasi në Kuvend nuk kaloi Ligji për amnisti i propozuar nga Lloga.
Ndërkaq ditë më parë, ministrat kanë takuar edhe gazetarët dhe mes tjerash në njoftim u tha se “Derisa Aleanca për Shqiptarët është në Qeveri, ka dëshmuar qeverisjen ndryshe”./TV21
