Çfarë perspektive Evropiane ka Maqedonia?! Biber: Koston që duhet ta paguajë është shumë e lartë

TË FUNDIT

Florijan Biber, profesor dhe njohës i mirë i zhvillimeve në vend, thotë se vetë fakti që Bullgaria vendosi veto për start të negociatave të Maqedonisë edhe atë në periudhë kur me BE-në kryesonte Gjermania, nuk jep parashikime optimiste se vendi së shpejti do t’i çelë negociatat aderuese. Megjithatë, shton se më mirë është të pritet që të formohen qeveritë e Bullgarisë dhe Gjermanisë.

“E dini, mund të pritet që Bullgaria të ketë një Qeveri të qëndrueshme, Gjermania të ketë Qeveri të qëndrueshme, vetëm atëherë mund të presim lëvizje më të mëdha. Duhet paguar koston, kurse kostoja është tejet e lartë. Bullgaria duhet të tërhiqet, por siç e shoh, tani për tani kjo nuk po ndodh. Gjermania kryesonte me Unionin kur Bullgaria e vendosi veton e saj. Kur presidenca gjermane nuk arriti ta ndryshojë këtë, mendoj se askush tjetër nuk do të jetë i aftë që ta ndryshojë. Prandaj, fatkeqësisht na duhen qeveri të reja për ta zhbllokuar këtë dinamikë”, tha Florijan Biber – profesor.

Sipas ish-kryetarit të EUROTINK, Lupço Petkovski, problemi me anëtarësimin tonë qëndron tek Bullgaria, prandaj siç tha, të gjitha përpjekjet duhet t’i orientojmë në drejtim të zgjidhjes së kësaj çështjeje.

“Nëse problemi qëndron te Sofja, atëherë problemin do ta zgjidhim përmes një dialogu me Sofjen. Nuk mund të mendojmë se dikush “i madh” do ta kryejë punën tonë, sidomos të mësuar nga përvoja me Athinën”, u shpreh Lupço Petkovski – analist.

Kurt Basiner, analist dhe anëtar i Këshillit të Politikave Demokratike, nuk është kaq pesimist për procesin eurointegrues të vendit. Thotë se nuk është shumë i bindur se këtu mund të ndihmojnë SHBA-të.

“Nuk do të prisja në këtë moment. Do të doja ta shihja, bile ende shpresoj se do të ketë, por problemi është se kishte një autopilot burokratik të politikës së vazhdueshme që e shihnim nga ana e përfaqësuesve të lartë të Stejt Departamentit”, shtoi Kurt Basiner – analist.

Në emision u diskutua edhe për idenë e ndarjes së pakos negociuese të Maqedonisë dhe Shqipërisë, ku bashkëbiseduesit thanë se duket e vështirë se vendet evropiane do ta pranojnë këtë gjë.