Kompanitë farmaceutike Fajzer dhe Moderna i kumtuan përbërjet në vaksinat e tyre, me qëllim që të parandalohen informatat për vaksinën kundër Kovid-19.
Përbërja aktive e të dy vaksinave janë modifikuar disa pjesë të materialit gjenetik të virusit, të njohur si mRNK, që organizmit i shërben si “thes gjenetik për goditje që të mësojë se si të luftohet kundër proteinës e cila i ndihmon koronavirusit të bëjë invazion në qelizat tona”.
Në të njëjtën kohë është edhe përzierja e sheqerit, kripës dhe yndyrës, të cilat duhet ta zbusin efektin e vaksinës mbi trupin.
Vaksina e Fajzer përbëhet nga RNK-ja e modifikuara, pastaj komponimet e lipide, klorid kaliumi, fosfat monokaliumi, klorur natriumi (kripë tryeze), fosfat natriumi dhe saharoze.
Edhe vaksina e Modernas ka RNK të modifikuar, ndërsa përbërjet janë lipide, trometaminë-timonometan, trometamin-kloroklorid, acid acetik, acetat natriumi dhe saharoze (sheqer).
