Se çfarë pas mbylljes së deponisë në Nikushtak, ku do të dërgohen mbeturinat, kandidatët për komunën e Likovës debatuan në Hajde Flasim. Siç tha Erkan Arifi zgjidhja e vetme është ndërtimi i deponive regjionale, ndërsa Nexhmedin Sadiku propozoi menaxhim më efikas me mbeturinat deri në një zgjidhje të përhershme.
“Edhe unë jam për mbylljen e asaj deponie, por duhet zgjidhje ku t’i dërgojmë ne ato mbeturina?! Ministria e Ambientit sipas ligjin është e obliguar të përcaktojë vendin, parcelën se ku duhet t’i hudhum ato mbeturina dhe ne jemi pa zgjidhje. Zgjidhja e vetme në nivel të vendimit të Qeverisë është ndërtimi I deponive regjionale që është në process, por që nuk është aktiv sot e as nesër. Ne jemi në pritje të vendimit të ministrisë”, tha Erkan Arifi.
“Ne kemi paraparë vendosjen e 100 shportave dhe 15 kontejnerëve, ndarjen e mbeturinave, forcimin e e Ndërmarrjes Publike “Pisha”, vendosjen e tabelave paralajmëruese dhe edukative për ndalimin e hudhjes së mbeturinave, shfrytëzimin e transferstacionit për hudhjen e mbeturinave në Kumanovë deri te zgjidhja përfundimtare te deponia në Sveti Nikoll që sipas paralajmërimeve do të jetë gati në pranverën e vitit të ardhshëm. Deri atëherë ne duhet të gjejmë zgjidhje alternative”, tha Nexhmedin Sadiku.