Me Bashkimin Evropian do të kryesojë Gjermania dhe në ditën e parë të kryesimit të saj, Komisioni Evropian e publikoi draft – tekstin e kornizës negociuese për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë dhe i njëjti është dorëzuar te shtetet e Bashkimit Evropian për shqyrtim. Pas shqyrtimit nga vendet anëtare, dokumenti do t’i jepet për shqyrtim edhe vendit tonë.
Korniza do të definojë rrugën e negociatave me Bashkimin Evropian, është përpiluar sipas metodologjisë së re që u publikua në shkurt të këtij viti, ndërkaq në formën e harmonizuar do të publikohet në muajin tetor, sqaroi eurokomesari për zgjerim, Oliver Varheji.
“Propozimet tona bazohen në metodologjinë e reviduar për zgjerim të cilin e kemi prezantuar në shkurt që ta bëjmë procesin më të besueshëm, me menaxhim politik më të fortë, më dinamik dhe më të parashikuar. Me padurim i pres diskutimet me shtetet anëtare dhe sa më shpejt mbajtjen e konferencave të para ndërqeveritare me të dy shtetet”, deklaroi Varheji.
Këtë vendim të BE-së euroambasadori në vendin tonë Samuel Zhbogar e ka cilësuar si hap historik.
“Edhe një hap i rëndësishëm për Maqedoninë e Veriut në rrugën drejt BE-së. Komisioni Evropian ka dërguar draft-kornizën negociuese te Këshilli i Bashkimit Evropian për ta shqyrtuar nga shtetet anëtare”, tha Zhbogar.
Negociata do të fillojnë me kapitujt 23 dhe 24 për prokurime publike dhe institucione demokratike dhe reformat në administratën publike. Korniza negociuese parasheh edhe tre instrumente ndëshkuese. Klauzola e pezullimit, e disbalancimit dhe klauzola e reversibilitetit. Me këto instrumente të reja, i jepet mundësia shtetit tonë, që nëse nuk tregon sukses në negociata, procesi i negociatave mund të ndërpritet apo edhe të ritkhehen kapitujt të cilët tashmë janë mbyllur. Aktivizimi i instrumenteve ndëshkuese mundet që përveç nga Komisioni i BE-së mund të aktivizohet edhe me kërkesë të shteteve anëtare. Megjithatë për të njëjtat duhet të votojnë dy e treta e shteteve anëtare. Instrumentet e ndëshkimit do të përcaktojnë edhe sasinë e IPA fondeve për vendin tonë.
