Eni iu përgjigj pyetjeve të ndjekësve
Eni Koçi është ndër këngëtaret më të pëlqyera të estradës muzikore shqiptare. Ajo është mjaft aktive në rrjete sociale, në të cilat publikon imazhe të shumta për ndjekësit e saj të shumtë.
Së fundmi, bukuroshja nga Shqipëria u është përgjigjur në instagram ndjekësve të saj nga pyetjet e parashtruara.
Njëra nga pyetjet që i është parashtruar Enit ishte se çfarë mendimi ka për këngëtaren, Genta Ismajlin?, shkruan rtv21.tv
Lidhur me këtë pyetje, Eni është shprehur se e ka mike shumë të mirë. Ajo madje ka shkruar se kur ka qenë e vogël ka imituar Gentën para pasqyrës.
Eni është mjaft aktive në instagram, ku numëron 657 mijë ndjekës.
Kujtojmë se Eni Koçi ka paralajmëruar projektin e ri muzikor që pritet të publikohet së shpejti. Kënga është në bashkëpunim me këngëtarin Lindon Berisha./21Media
.
