Çfarë mendojnë qytetarët për Qeverinë e re? Disa presin se do të bëhet më mirë, të tjerët pesimistë

TË FUNDIT

E kur jemi prag të formimit të qeverisë së re, qytetarët kanë pritje të ndryshme për të ardhmen. Disa flasin me optimizëm që do të bëhet më mirë për vendin dhe qytetarët, ndërsa të tjerët nuk besojnë në ndryshime.

“Jemi në prag të qeverisë së re por të shohim se çfarë mendojnë qytetarët?! Mendojnë se do të bëhet më mirë apo janë pessimist”, Fazile Halili – gazetare TV21.  

 “Nuk besoj asgjë”, tha një qytetar.

 “Merre nëjrin dhe përplase për tjetrin, njejtë janë”, tha një tjetër qytetar.

 “Të vjedhin sa të duash do të vjedhin, sepse agjë nuk bëjnë”, shtoi një qytetar tjetër.

 “Mendojmë për më mirë, diçka më mikrë duhet të bëhet”, potencoi qytetari.

“Uroj të bëhet më mirë, këtë e mendojmë, se deri tani si të them… të them “hajna”, nuk mundem të them… nuk e di si të them”, shtoi një tjetër qytetar.

“T’u tregoj nuk jam e sigurtë as për njërin as për tjetrin, por mendoj që do të bëhet më mire”, u shpreh një qytetar tjetër.

“Super! Sigurisht do të bëhet më mirë, shumë më mirë, se sa që ishte deri tani”, shtoi një tjetër qytetar.“Çfarë t’iu tregoj të gjithë presim për një jetë më të mirë, për të gjithë popullin, mendoj që do të bëhet shumë, shumë më mire”, u shpreh një qytetar tjetër.