Ende nuk dihet përfundimisht se me kë VMRO-DPMNE-ja do të formojë qeverinë e re, edhe pse me deklaratat dhe takimet e fundit, është bërë e qartë se preferojnë koalicionin VLEN për bashkëqeverisje.
Por çfarë presin qytetarët nga qeveria e ardhshme?!
“Meqë do të kemi përbërjen e re qeveritare të shohim se çfarë pritshmëri kanë qytetarët dhe kush besojnë se do të hyjë në qeveri koalicioni VLEN apo Fronti Europian?!”, raporton gazetarja Fazile Halili nga TV21.
“-Çfarë do të presim uroj të rregullohet.
-Kush mendoni që do të hyjë në qeveri koalicioni VLEN apo Fronti Europuian?
-Nuk e di çfarë të them kush të hyjë, le të hyjë, vetëm mirë të bëhet, por me këtë që i morri 58 deputetë pak “pazari” është shumë dobët, kushdo që të jetë në koalicion shumë dobët.
-Pse e mendon këtë?
-Edhe ZNAM-i nëse do të jetë në qeveri do t’i ketë 64 shumicën e ka. “
“-Te qeveria e ardhshme, por nuk e dimë se kush është duke u bërë.
-VMRO-DPMNE me kë mendoni që do e bëjë përbërjen e re qeveritare?
-Momentalisht me VLEN-in duhet, ashtu mendoj unë dhe uroj të ketë sukses.
-A keni ndonjë pritshmëri?
-Për mua njëjtë, tregu është këtu, vitet më kanë ikur nuk pres për vete asgjë, për rininë po a për mua kjo është. “
“-Ata si do të thonë ashtu do të bëhet, ne çfarë kërkojmë nuk po na e japin. Ne kërkojmë pensionet të rriten njeri të ketë të drejtën e vet.
-Me kë do të mendoni se VMRO-DPMNE do të bëjë qeverinë e re?
-Me Frontin Europian, Ali Ahmetin.”
Në zgjedhjet e 8 majit, VMRO-DPMNE mori 58 mandate deputetësh, Fronti Europian 19, LSDM 18, VLEN-i 13, dhe nga 6 deputetë Lëvizja Znam dhe Levica.
