Një nga këngëtarët e preferuar të Osama Bin Laden ishte Jewish, kjo është zbuluar pas një analize të një koleksioni me kaseta të lierit të Al-Kaedës. Në këto kaseta shfaqet terroristi që u influencua nga Mahatma Gandhi, dhe punoi fort që të ndërronte emrin nga një i pasur në Saudi në xhihadist.
Këto përfundime janë si rezultat i studimit të 1500 kasetave të gjetura në Khandahar të Afganistanit, ku lideri i Al-Kaedës ka takuar militantët e tij përpara se të niseshin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në 2001.
Kështu, duke rrëmuar në një pronë të plaçkitur, një familje afgane gjeti një ngarkesë kasetash audio, të cilat i mori dhe i çoi në një dyqan vendas për të fituar një dorë të mirë parash. Një kameraman që punonte për CNN e bindi pronarin e dyqanit t’ia dorëzonte ato. Ai kishte pasur të drejtë. Kjo ishte libraria audio e Al-Kaedës.
Më pas kasetat u dërguan në Projektin e Medias Afgane në Kolegjin Uilliams në Masaçusets, ku iu kërkua Flagg Millerit t’i analizonte, një eksperti në letërsinë dhe kulturën arabe nga Universiteti i Kalifornisë.
Në 1500 kasetat janë dëgjuar predikime të plota, këngë dhe regjistrime të bisedave intime. “Ishte shumë emocionuese”, thotë Miller, duke kujtuar ditën kur ai mori dy kuti të pluhurosura në vitin 2003. “Nuk fjeta për tri ditë për të kuptuar se çfarë do më duhej që të nxirrja një kuptim prej tyre”, tha ai.
Kasetat datonin nga fundi i viteve 1960 deri në 2001 dhe shfaqin më shumë se 200 folës të ndryshëm, mes tyre dhe Osama Bin Ladenin. Më shumë se një dekadë më pas, Miller ka shkruar një libër rreth zbulimeve të tij, ku eksploron këtë koleksion unik. Ai dëgjohet së pari në një kasetë të vitit 1987 – një regjistrim i një beteje midis muxhahedinëve afgano-arabë dhe komandove sovjetikë. Bin Ladeni u largua nga shtëpia e tij në Arabinë Saudite, ku ishte në mes të luksit, për të krijuar emër në luftimet me pushtuesit e Afganistanit.
Koleksioni gjithashtu paraqet fjalime të mbajtura nga Bin Laden në fund të viteve 1980 dhe në fillim të viteve 1990, tek audienca në Arabinë Saudite dhe Jemen. Ndërsa SHBA-ja do të bëhet më pas shënjestra e Bin Ladenit, nuk ka referenca të ‘armikut të largët’ në fjalimet e tij të para. Për disa vite, ai ishte më i përqendruar te mosbesimi mes myslimanëve, që nuk i përmbaheshin interpretimit të tij strikt të Islamit.
