“Çfarë idioti ndërkombëtar”, Rama reagon ndaj prokurorit Halling në Hagë

TË FUNDIT

Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me procesin në Hagë, ndaj krerëve të UÇK. Ndërsa ka postuar një video të prokurorit Matt Halling në këtë proces, Rama shkruan: Çfarë idioti ndërkombëtar të shoqëruar me një figurë kllouni.

Mbrojtja e Hashim Thaçit duket se e ka shqetësuar thellësisht prokurorinë, madje ata deklarojnë se ish presidenti i Kosovës, gjatë luftës i ka gënjyer disa herë ndërkombëtarët.

Në vijimin e fjalës së saj në ditën e dytë të seancave përfundimtare, prokuroria pretendon se Thaçi i ka manipuluar diplomatët që kanë dëshmuar pro tij, duke vënë në diskutim dëshminë e figurave të larta politike, mes të cilave edhe atë të James Rubin, ndihmesi i sekretarit amerikan të shtetit.