Çfarë është më e rëndësishme për linjë : të ushqyerit apo aktivitetit fizik?

TË FUNDIT

Për humbjen e peshës trupore është shumë e rëndësishme të ushqyerit e duhur dhe aktiviteti fizik,thonë mjekët .

Nuk ka dyshim se aktivitetet fizike janë të dobishme në uljen e rrezikut të sëmundjeve të zemrës, por ekspertët thonë se kjo domosdoshmërisht nuk rezultonë  në humbje peshe.

“Në 30 vitet e fundit numri i njerëzve obezë është rritur në mënyrë drastike ,dhe për këtë është fajësuar drejtëpërdrejt të ushqyerit dhe sasia e kalorive që njerëzit i fitojnë”thotë raporti i publikuar në British Journal of Sports Medicine .

Mjekët thonë se për të humbur peshë duhet t’i shmangemi në  sheqernave dhe karbohidrateve Gjithashtu , ata të cilët janë të angazhuar me rekreacione sportive si  atletët, duhet kujdesen më tepër për konsumimin e ushqimit që të posedojë  yndyrë të mjaftueshme

Autorët e ushqimeve pretendojnë se ” vetëm një lobim i industrisë së fuqishme të ushqimit “, ka çuar në faktin se aktiviteti fizik është promovuar si një mjet për humbje peshe.

Megjithatë, shumë mjekë dhe shkencëtar të tjerë kane hedhur poshtë

Susan Jeb pofesoresh në në Universitetin e Okxfordit që ligjëron të ushqyerit dhe shëndetin e popullsisë  ,tha se “Autorët nuk e kanë vënë re se ka studime të shumta që provojnë programe për humbje peshe që zakonisht i kombinojnë të ushqyerit dhe aktivitetet fizike,që rezulton se është mënyra më e suksesshme në rregullimin e peshës trupore”

Me të pajtohet edhe Katherine Collins e Shoqatës dietale britanike,ku beson se autorët e studimit nuk kanë dhënë dëshmi të plotë.