Mobilizimi në thelb nënkupton grumbullimin dhe përgatitjen e trupave për shërbim aktiv, shkruan BBC.
Sipas ministrit rus të Mbrojtjes Sergei Shoigu, kjo do të zbatohet vetëm për 1% të burimit total të mobilizimit të vendit.
Rusia vlerësohet të ketë rreth 2 milionë rezervistë. Këta janë njerëz që kanë kryer shërbimin e tyre ushtarak që është i detyrueshëm në Rusi.
300,000 rezervistët që thirren në këtë pikë janë ushtarë me përvojë ushtarake.
Shoigu tha se studentët nuk do të thirren./Reporteri.net/

