Raundi i parë i zgjedhjeve lokale kaloi, por çfarë mund të pritet nga raundi i dytë që do të mbahet më 2 nëntor në 33 komuna, kjo ishte tema e debatit e mbrëmshëm Click Plus në TV21. A ishte surprizë rezultati i VLEN-it? Sipas profesorit Berat Dehari, ajo që ata arritën i detyrohet bashkëpunimit me partnerin qeveritar VMRO-DPMNE.
Po a dihet tashmë gjithçka apo ende ka pasiguri se kush kujt do t’i japë votat në raundin e dytë? Sipas politologut Borjan Gjuzelov, rezultati i dobët i kandidates së LSDM-së, Kaja Shukova, i detyrohet faktit se vetë partia nuk arriti të përfitojë nga situata në qytetin e Shkupit.
Sipas analistit politik Nikolla Sërbov, dështimi i LSDM-së mundësoi që Levica të arrijë sukses në qytetin e Shkupit. Sipas tij, do të ishte një poshtërim për socialdemokratët t’i japin votat në raundin e dytë.
Pyetja mbi daljen e ulët dhe numrin e atyre që vendosën të prishin fletën e votimit, sipas të ftuarve, është shqetësuese, ndërsa shtuan se kjo tregon rritje të mosinteresimit, por edhe revoltë e qytetarëve ndaj politikanëve.
