Lagja 146 në Tetovë vazhdon të jetë pa ujë të pijshëm. Për këtë sonte në Click Plus e para e Tetovës, Teuta Arifi tha se një pjesë e lagjes 146 me orare të caktuara ka ujë.
“Lagjja 146 një pjesë e lagjes që është në këtë sistem për të cilën flasim me orare të caktuara ka ujë. Kurse për pjesën e cila është mbi nivelin e stacionit të filtrimit, në fakt ne aty kemi bërë akumulacion të ri të ujit, ndërtuam gypat e ujësjellësit nga sistemi i filtrimit deri aty”, tha kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi në Click Plus në TV21.
Arifi bëri të ditur se nga Bashkësia Lokale kanë kërkuar që të bëhet edhe rrjeti shpërndarës e cila premtoi se shumë shpejtë do të bëhet.
“Në takimin e fundit që kam pasur me Bashkësinë Lokale mu tha që u duhet rrjet shpërndarës dhe jemi duke e kompletuar”, shtoi Teuta Arifi – kryetare e Komunës së Tetovës..
Arifi në Click Plus theksoi se i ka vizituar banorët e lagjes 146 dhe kanë folur për këtë problematikë, por banorët thonë të kundërtën.
