Çështjet e Tibetit janë punë të brendshme të Kinës

TË FUNDIT

Pekini i kërkoi të enjten ShBA-së të ndalojë përdorimin e çështjeve të lidhura me Xizang-un (Tibetin) për të ndërhyrë në punët e brendshme të Kinës, përmes një konference shtypi të zëdhënësit të Ministrisë së Jashtme kineze Zhao Lijian.

E ashtuquajtura “qeveri tibetiane në mërgim” është një grup politik separatist dhe një organizatë e paligjshme plotësisht në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet e Kinës, vuri në dukje Zhao, duke shtuar se “ajo nuk njihet nga asnjë vend në botë.”

Zëdhënësi theksoi gjithashtu se krijimi i postit të “koordinatorit të posaçëm për Tibetin” nga ShBA-ja është një ndërhyrje në punët e brendshme të Kinës.

Çështjet e Tibetit janë thjesht punë të brendshme të Kinës dhe në to nuk mund të ndërhyjë asnjë forcë e huaj, theksoi Zhao, duke i bërë thirrje palës amerikane të ndërmarrë veprime konkrete për ta mbajtur premtimin për ta njohur Tibetin si pjesë të Kinës dhe për të mos mbështetur “pavarësinë e Tibetit”.

Kina do të vazhdojë të marrë të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur me vendosmëri sovranitetin, sigurinë dhe interesat e saj të zhvillimit, shtoi zëdhënësi.