Çështja e Ukrainës dërgohet në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së

TË FUNDIT

Këshilli i Sigurimit i OKB-së sapo votoi për dërgimin e çështjes së Ukrainës në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së për një seancë të posaçme urgjente për shkak të bllokimit të anëtarëve të përhershëm në këshill.

Rusia vuri veton ndaj një rezolute të SHBA për të dënuar Moskën për pushtimin e Ukrainës.

“Ne i kërkojmë Rusisë të zbusë retorikën e saj,” tha ambasadorja e SHBA Linda Thomas-Greenfield, në lidhje me një njoftim për vendosjen e forcave në gatishmëri bërthamore.

Votimi ishte procedural, duke mos u kërcënuar nga një tjetër veto, transemton rtv21.tv

Rezultatet ishin të ngjashme me votën e javës së kaluar, e cila bllokoi miratimin e një rezolute për shkak të vetos së Rusisë.

Ky është sesioni i parë special i urgjencës i OKB-së i Asamblesë së Përgjithshme që nga viti 1982 kur u mblodh një seancë speciale emergjente e OKB-së për të  trajtuar situatën  në zonën e territoreve arabe të pushtuara të Lartësive të Golanit. /21Media