Njohja reciproke dhe vendosja e marrëdhënieve diplomatike mes Kosovës dhe Izraelit është cilësuar historike nga ana e Departamentit Amerikan të Shtetit.
Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ned Price ka thënë se lidhjet ndërkombëtare më të thella ndihmojnë në promovimin e paqes dhe prosperitetit për të dy rajonet.
“Shtetet e Bashkuara të Amerikës përgëzojnë Izraelin dhe Kosovën për formalizmin e raporteve diplomatike. Kjo ditë ishte historike. Lidhjet më të thella ndërkombëtare ndihmojnë në promovimin e paqes dhe prosperitetit për të dy rajonet. Kur partnerët tonë janë të bashkuar, SHBA është e fortë. Amerika do t’i qëndrojë në krah Kosovës derisa vazhdon të lëvizë përpara drejt rrugës euro-atlantike”, ka thënë Price në Twitter.
