Nëse ka një person që mund të flasë me autoritet për Topin e Artë, ai është Leo Messi, i cili është lojtari në historinë e futbollit që e ka fituar atë më shumë herë, tetë gjithsej.
Ish-futbollisti i Barçës dhe lojtari aktual i Inter Miamit, larg nga eventi me polemika, kaloi gjithçka që ndodhi me Vinicius dhe preferoi të fokusohej në urimin e të gjithë fituesve dhe të nominuarve (përfshirë lojtarin e Real Madridit), duke përmendur argjentinasit që u shpërblyen, sidomos ‘Dibu’ Martínez, portieri më i mirë.
Këtë e ka bërë përmes llogarisë së tij në Instagram. Në ‘stories’, Leo postoi mesazhin e mëposhtëm: “Urime të gjithë fituesve dhe të nominuarve të Topit të Artë 2024. Sidomos Dibu (sa i madh, një tjetër çmim për portierin më të mirë në botë), Lautaro, Leo dhe Ale. Është mirë t’i shohësh atje!”.