Në Shkup hapet çerdhe e fëmijëve për të punësuarit në Ministrinë e Financave. Është planifikuar që fillimisht të regjistrohen 40 fëmijë.
I pranishëm ishte edhe vetë ministri Stavrevski, i cili tha se ky projekt u realizua në të mirë të punëtoreve, që ata të ndjehen më rehat gjatë punës, duke ditur që fëmijët e tyre janë afër dhe të sigurt.“Pikërisht për këto arsye që këta punëtorë të ndjehen më mirë, dhe të jenë në gjendje që të mbarojnë me produktivet detyrat e tyre, erdhi ideja se është e nevojshme për të ndihmuar ata të jenë më afër fëmijëve të tyre dhe fëmijët e tyre të kenë kujdesin e duhur”, tha Stavreski.
Të punësuarit në këtë Ministri thonë se hapja e kësaj çerdhe afër vendeve të punës, ka qenë e domosdoshme dhe se do t’ua lehtësojë brengën për fëmijët e tyre gjatë orarit të punës. Prindërit gjithashtu thonë se ky është një vend ideal dhe se çerdhja i plotëson të gjitha kushtet për strehim dhe ushqim ditor.“Mua me të vërtetë më pëlqen, në mënyrë që fëmija im do të vijë këtu. Është Ideale për prindërit të cilët punojnë gjatë ditës dhe e di se fëmija i tij është afër. Prindi gjithmonë do të jetë në gjendje të vizitojë ose t’i japë ndihmë fëmijës në qoftë se ka ndonjë problem, të jetë në gjendje të reagojë menjëherë”, thotë Branko Llazarevski, i punësuar në këtë institucion.“Kopshti i fëmijëve është një vend i mirë ,vend i bukur, bash përballë punës, vend i jashtëzakonshëm, unë mendoj se nuk ka çerdhe më të bukur”, thekson Ajfer Ukshini, punonjëse në këtë ministri.
Objekti i Ministrisë së Financave njihet si një ndër objektet më luksoze në Shkup. Të njëjtin fat do ta kenë edhe fëmijët e të punësuarve në këtë ministri për të cilët është ndërtuar objekt i ri për trajtim ditor të fëmijëve, me kushte të nivelit evropian.
Besian Leka
