Çekia shpalli gjendje të jashtëzakonshme

TË FUNDIT

Qeveria e Çekisë ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme nga nesër, e premte.

Kjo vjen pasi pritet fluks i madh i refugjatëve nga Ukraina.

“Ne po e vendosim (gjendjen e jashtëzakonshme), për arsye teknike, që të mund të përballojmë fluksin e refugjatëve”; tha kryeministri çek, Petër Fiala, përcjell TV21.

Siguron se ky vendim “nuk do t’i prekë qytetarët çekë”.

Gjendja e jashtëzakonshme do të zgjasë 30 ditë, por mund të zgjasë nëse është e nevojshme.