Çekia ndihmon në përmirësimin e gjendjes së mjedisit

TË FUNDIT

Ambasada e Çekisë në Prishtinë njoftoi së sot do të bëjë vënien e gurthemelit të fabrikës së përpunimit të ujërave të zeza. “Projekt ky do të ndikojë në mënyrë përmbajtjesore në përmirësimin e gjendjes së mjedisit dhe të shëndetit në këtë rajon” thuhet në komunikatë.

Ky projekt quhet “Përmirësimi i cilësisë së ujit në liqenin e Badovcit përmes prezantimit të sistemit të Qeverisjes së duhur të trajtimit të ujit”. Projekti financohet nga Republika e Çekisë në kuadër të bashkëpunimit zhvillimor në mes të Çekisë dhe Kosovës.

Ky projekt për ngritjen e cilësisë së ujit, që do të kushtojë rreth 600,000 euro, është përqëndruar në arritjen e zvoglimit të efekteve negative të ujërave të zeza që derdhen në liqenin e Badovcit, liqe ky që është burim i ujit të pijshëm për Prishtinën dhe komunat e afërta.

Komponentet kryesore të projektit përfshijnë ndërtimin e një fabrike të trajtimit biologjik të ujërave të zeza në fshatin Mramor, prezantimin e sistemit të ri të qeverisjes së ujërave të zeza si dhe ushtrimin e fushatës për ngritjen e kujdesit përmes komunimit me publikun e mësimet për zyrtarët e K.U.R. Prishtina, me qëllim të sigurimit të rezultateve të qëndrueshme të projektit.

Ceremonia inauguruese do të mbahet më 28 prill, në orën 10.00, në fshatin Mramor të komunës së Prishtinës, në bregun lindor të liqenit të Badovcit./ 21MEDIA