Array

Çekia ndihmon komunen e Prishtinës

Must Read

Memorandumi nuk do të ndikojë në negociatat?Holshtajn: Bullgaria t’i zgjidhë çështjet në mënyrë bilaterale

https://youtu.be/bpuDiX-k1bM Presioni i Bullgarisë përmes memorandumit deri te vendet anëtare të BE-së...

Ministri me premtime të njëjta, “Programi për ambient jetësor i mirë vetëm në letër”

https://youtu.be/2m6zRZ0jE5w Për ndotjen, shpëtimin e ambientit jetësor dhe ekologjinë e cila çdo...
- Advertisement -

Në kuadër të investimeve kapitale me qëllim të përmirësimit të infrastrukturës në kryeqytet, Komuna e Prishtinës, kompania e ujësjellësit “KUR Prishtina” dhe Agjencia Çeke për Zhvillim kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi për projektin “Përmirësimi i cilësisë së ujit në liqenin e Badovcit përmes sistemit adekuat të menaxhimit të ujërave të zeza”.
Përmes këtij projekti, synohet reduktimi i efektit negativ të ujërave të ndotura në cilësinë e ujit në Liqenin e Badovcit.
Qëllimi i projektit, është që përmes ndërtimit të impiantit të sigurojë që ujërat e zeza të trajtohen para se të mbërrijnë në liqenin e Badovcit dhe në këtë mënyrë të zvogëlohen gjasat që të ketë ndonjë ndikim negativ në cilësinë e ujit në liqe.
Vlera e këtij projekti pritet të jetë mbi 1.5 milion euro ku Qeveria e Republikës së Çekisë do të investojë rreth 700 mijë euro në rregullimin e impiantit, Komuna e Prishtinës do të investojë afër 800 mijë euro në rregullimin e rrjetit të kanalizimit në këto tri fshatra, ndërsa prona ku do të ndërtohet impianti është në pronësi të “KUR Prishtina”. Projekti në tërësi pritet të përfundoi gjatë këtij viti.
Nga ky projekt do të përfitojnë të gjithë qytetarët e Prishtinës sepse do të pastrohet Liqeni i Badovcit nga ujërat e zeza e posaçërisht do të përfitojnë edhe banorët e fshatrave Mramor, Busi dhe Sutesk kanalizimet e të cilëve do të rregullohen në tërësi.
Ky bashkëpunim është i bazuar në parimet e partneritetit, efikasitetit, transparencës, dhe kontribuon në promovimin e marrëdhënieve të ndërsjella politike dhe ekonomike mes dy vendeve.

- Advertisement -

Memorandumi nuk do të ndikojë në negociatat?Holshtajn: Bullgaria t’i zgjidhë çështjet në mënyrë bilaterale

https://youtu.be/bpuDiX-k1bM Presioni i Bullgarisë përmes memorandumit deri te vendet anëtare të BE-së të ndikojë që interpretimet bullgare...

Ministri me premtime të njëjta, “Programi për ambient jetësor i mirë vetëm në letër”

https://youtu.be/2m6zRZ0jE5w Për ndotjen, shpëtimin e ambientit jetësor dhe ekologjinë e cila çdo ditë e më shumë është...

Konfirmohen dënimet me burg për “Tankun”, Jankullovska do të shkojë në burg, Gruevski mbetet në Budapest

https://youtu.be/1gIbSTVFia4 Refuzohen ankesat e tre të dënuarve për blerjen e Mercedesit luksoz prej 600 mijë eurove –...

“Stop Rusino” kërkon mbylljen e deponisë, Nuredini: Edhe për disa vite Rusino e hapur!

https://youtu.be/RCGqvEZnlp8 Deponia Rusino vazhdon të jetë e bllokuar  nga aktivistet e lëvizjes “Stop Rusino” Kërkojnë që kjo...
- Advertisement -

More Articles Like This

- Advertisement -