Çdo ditë rrëmujë te Çairçanja / Ganiu: Jemi në procesin e vlerësimit të objekteve

TË FUNDIT

Vazhdon rrëmuja te Çairçanja në rrugën “Cvetan Dimov” të Çairit . Çdo ditë kjo rrugë është në këtë gjendje.
Kolona të gjata, parregullsi në komunikacion dhe vetura të parkuara keq në trotuare.

Ndonëse ky problem po zgjatë tashmë me vite, kryetari i komunës edhe sot tha se zgjidhja është në proces. Sipas tij rruga do të zgjerohet me prishjen e objekteve përreth, vlerësimi i së cilëve është duke u bërë aktualisht.

“Në rrugën “Cvetan Dimov”, jemi në procesin e vlerësimit të objekteve të cilat me projektin e ri apo me xhirimin kapen, dhe momentalisht bëhet xhirimi për shkak se të gjitha ato objekte duhet të shpronësohen më vonë”, tha Visar Ganiu, kryetar i Çairit.

Ndryshe zgjidhje për trafikun e dendur në këtë zonë të qytetit momentalisht janë ndarëset e betonit. Ato janë vendosur para rreth 2 vitesh nga ish kryetari i Shkupit Petre Shilegov.