Qendra amerikane për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve infektuese kumtoi mbrëmë se 2.589.125 njerëz në SHBA kishin marrë dozën e parë të vaksinës kundër koronavirusit dhe se gjithsej 12.409.050 doza të vaksinës janë shpërndarë deri dje në mëngjes në të gjithë vendin.
Informacioni gjithashtu i referohet vaksinave Fajzer dhe Modena, të cilat janë miratuar për përdorim në SHBA, raportoi Gardian.
