Në kafene e në shesh. Kështu qytetarët festonin sot 30 vjetorin pavarësisë së vendit. I pyetëm se çfarë ka bërë Maqedonia për ta, e çfarë ata për Maqedoninë? Këta 3 pensionistë e shokë ditën e shënuan në kafene, ndërsa thonë se kanë bërë shumë, e shteti i ka shpërblyer me pension.
“Ja jemi mbledhur shokë ishim në kafene biseduam dhe festuam. Unë kam punuar si inxhinier i makinerisë në një fabrikë. Me nxënës dhe punëtor kam bashkëpunuar. Ndërsa shteti çfarë bëri për mua. Rrogë, pension, çka tjetër të bëjë?!”.
Ju çfarë bëtë për shtetin?
“Unë për shtetin kam bërë dy vajza. Ato janë dhurata që kam bërë unë për shtetin. Ndërsa mua shteti më dhuroi një jetë të denjë”.
Edhe për ju e njëjta pyetje. Çfarë bëtë ju për shtetin dhe çfarë bëri ai për ju?
“Isha një qytetar besnik. Tash jemi pensionit dhe jemi të kënaqur”.
“A do të festoni sot diku? Po këtu do të festojmë në shesh”.
“Unë kam punuar, kam kontribuar me mundin tim diçka. Ndërsa shteti më mundësoi të shkollohem dhe ta kryej arsimin të formohem si njeri dhe pastaj të punoj”.
Disa qytetarë ishin të zhgënjyer.
“74 vjet i kam, ende pension ende nuk më japin, sepse e kam një veturë të keqe. Për dikë është shteti i mirë, ai i cili ka lidhje ndërsa ai që nuk ka lidhje ia kam gajlen”.
“Shteti asgjë s’ka bërë. Ndërsa unë sa kam mundur kam bërë. Tash jam pensioniste”.
“Unë 35 vjet stazh me 10 mijë denarë pension. A është mirë ajo?! Nuk mund të ia blesh një çokollatë nipit ose mbesës”.
“Unë kam bërë shumë, ndërsa ta m’i shkatërruan të drejtat. Unë jam muzikant dhe artist ballkanik”.
“As Maqedonia s’ka bërë për mua asgjë. As unë skam bërë asgjë për të! Pse? Po kur shteti nuk të mbështet pse atëherë unë ta mbështes”.
“Kam bërë shumë shpenzime”.
“As Maqedonia për neve, as ne për të”.
Edhe pse me mendime të ndara, të gjithë i bashkon synimi se do të vijnë ditë edhe më të mira për Maqedoninë e Veriut.
