Kërkesat e Rusisë duhet të përmbushen që gruri të arrijë te ata që kanë nevojë, deklaroi ministri turk i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavushogllu.
Duke e komentuar vazhdimin e marrëveshjes për dërgimin e grurit përmes Detit të Zi, ai sqaroi se kërkesat e Rusisë duhet të përmbushen që të sigurohet qasja në ushqim e atyre që kanë nevojë, informon agjencia Anadollia.
“Turqia nuk e mbron Rusinë, por është e vetëdijshme se kjo është marrëveshje në të cilën duhet të përmbushen kërkesat ruse me qëllim që gruri të arrijë te ata që kanë nevojë”, sqaroi Çavushogllu në konferencë për media.
Ai shfaqi shpresë se do të ketë ndërprerje të zjarrit dhe fund të luftës në Ukrainë, përmes bisedimeve diplomatike, me qëllim që më të mos ketë nevojë për vazhdimin e marrëveshjes për dërgim të grurit.
Marrëveshja për korridorin e grurit në Detin e Zi ishte vazhduar dje për 120 ditë.
