Çarshija e vjetër të bëhet brend kulturor turistik

TË FUNDIT

Sokak i artit me atelie pikturash, ekspozitë në vend të hapur, sallone për shitje dhe Sokak i modës së lartë me shitore të risive dhe shfaqjeve të brenduara, do të jenë pjesë e përditshmërisë së Çarshisë së Shkupit. Këta dy nisma u ndërmorën pas vazhdimit të projektit nga viti i kaluar “Kalldërma Matine” për ribrendimin e zonave të vjetra urbane.

“Për ne, privilegji paraqet edhe detyrim, për arsye se kjo zonë e vjetër e çarshisë ka jetë dhe potencial. Ne duhet të bëjnë ndërlidhje të traditës shekullore me jetën moderne. Prandaj, Komuna e Çairit me një sërë aktivitetesh bën që çarshia të gjallërohet, dhe kjo, në shërbim të trendëve bashkëkohorë të jetës”, tha Izet Mexhiti, Kryetar i Komunës së Çairit.

Që të vijmë te kalldrëmet e këtyre sokakëve të historisë, na nevojiten magjistrale moderne dhe lidhje me fqinjët. Shqipëria, Maqedonia dhe Bullgaria kanë detyrim ndërmjet tyre të lidhen me autostrada evropiane për udhëtim të shpejtë dhe të sigurtë drejt së ardhmes, tha Zore Temellkovski nga Oda ekonomike maqedono-bullgare.

“Veprat që do t’i realizojmë nga idetë e përbashkëta, do të jenë pasqyrë e asaj që e premtojmë. Konsiderojmë se në këtë mënyrë, bashkëjetesa dhe marrëdhëniet që kanë qenë dhe janë në këto hapësira ballkanike, do të fitojnë dinamizëm më të madh dhe do të jenë shembull për të gjithë dashamirësit në rajon”.

Çarshia e vjetër ka një rëndësi të veçantë për jetën kulturore të të rinjve, të artistëve, por edhe brend yni kryesor para turistëve. Ajo ka qenë dhe do të mbetet vend kult që i lidhë të gjithë, që zgjon inspirim dhe e nxit shpirtin krijues, thotë artisti Gligor Çemerski.

“Çarshia e vjetër e Shkupit me artin e tij më ka interesuar qëkur kam qenë fëmijë. Qëkur kam qenë nxënës në shkollën fillor, çdo ditë e kam vizituar të vetmen galeri të Çarshisë,  Hamamin e Daut Pashës. Që atëherë, ai jeton në mua, dhe unë në të”.

Për një projekt të veçantë konservimi, janë ndarë mjete në shumë prej 400 mijë eurosh për vitrinat e rreth 60 shitoreve në Çarshinë e vjetër. Këta do të sanohen dhe do të përshtaten ndaj ekspozitave dhe mbishkrimeve origjinale të shitoreve. Me këtë rast, do të mbahet llogari të mos humbasë autenticiteti dhe vlera kulturore e vetë objektit.