Çanak: Serbia në Paradën në Moskë – akt poltron!

TË FUNDIT

Pjesëmarrja e ushtrisë serbe në paradën e Moskës, me rastin e shënimit të 70-vjetorit të fitores mbi fashizmit, paraqet një “akt poltron”, konsideron lideri i Ligës Socialdemokrate të Vojvodinës Nenad Çanak, i cili tërheq vërejtjen për faktin se pushteti nuk reagon ndaj shkatërrimit në vetë Serbinë të përmendoreve të luftës antifashiste.

“Jemi dëshmitarë të një hipokrizie ndaj trashëgimisë antifashiste. Prej nga e ka të drejtën morale (presidenti serb) Tomislav Nikoliq që të paraqitet në paradën e Moskës, e njëkohësisht të mos thotë asnjë fjalë për vandalizmin e përmendoreve”, ka deklaruar Çanak para gazetarëve në Parlamentin serb.

Lideri i socialdemokratëve vojvodinas thotë se “është e qartë se bëhet fjalë për një akt poltronizmi ndaj Rusisë dhe liderit të saj Vladimir Putin”