Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet në orën 16:00, me kërkesë të 52 deputetëve për thirrjen e Seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit.
Lëvizje Vetëvendosje i ka kërkuar Kryesisë së Kuvendit që të thërret seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës për votimin e Qeverisë Kurti 2.
Në këtë kërkesë thuhet se LVV-ja kërkon thirrjen e kësaj seance, “duke marrë parasysh rrethanat e vakumit institucional dhe vullnetin e qytetarëve të vendit në zgjedhjet e 14 shkurtit”./21Media
