Cakaj: Urime për Marrëveshjen historike që do të mundësojë për herë të parë një Kryeministër shqiptar

TË FUNDIT

Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj në rrjetin social Facebook, ka uruar për arritjen e Marrëveshjes për formimin e Qeverisë në vendin tonë.

Cakaj në Facebook shkruan: “Kam shprehur urimet më të sinqerta për marrëveshjen historike që do të mundësojë për herë të parë një Kryeministër shqiptar në Maqedoninë e Veriut, qoftë edhe vetëm 100 ditë si fillim. Po ashtu, krahas faktit se Kryetari i Kuvendit do të vazhdojë të jetë një shqiptar, mbetet arritje historike që diplomacia e Maqedonisë së Veriut do të udhëhiqet nga një shqiptar”.

Sapo kam zhvilluar një bisedë telefonike me z. Artan Grubi, Sekretarin e Përgjithshëm të BDI-së në Maqedoninë e Veriut,…

Gepostet von Gent Cakaj am Dienstag, 18. August 2020