Çairi me 8 mijë aplikime për legalizim! Ligji i ri do të sjellë më shumë aplikime

TË FUNDIT

Përmes ligjit për legalizim të ndërtimeve të egra, shteti do tu jap mundësi atyre që ndërtuan pa leje t’i legalizojnë objektet e tyre. Kryetari i Çairit Visar Ganiu, tha se në komunën e tij ka pasur mbi 8 mijë aplikime për legalizim të objekteve. Sipas tij nëse kalon ky ligj pritet të ketë edhe më shumë aplikime.

“Ka pasur mbi 8 mijë aplikime. Mbi 65% ne i kemi zgjidhur ato si lëndë. Tash me ligjin e ri në qoftë se miratohet me siguri që presim të ketë aplikime të reja. Nuk mund ta predikojmë se sa do të jetë numri. Kurse sa i përket objekteve që janë pa leje të tipit të llojeve të ndryshme janë të evidentuar 41, dhe ne kemi filluar procedurën dmth mbi ato objekte”, deklaroi Visar Ganiu, kryetar i Komunës së Çairit.

Edhe kryetari i Butelit thotë në komunën e tij ka mbi 100 shtëpi private të pa legalizuara.

“Jo, më shumë janë shtëpi individuale nuk kemi objekte afariste b2 për atë që pyetet.Ata do të legalizohen? Nëse do të kaloj ligji po”, pohoi Velimir Smilevski, kryetar i Komunës së Butelit.

Ligji ka kaluar në Kuvend por presidenti refuzoi ta firmos.Por nëse deputetët për të dytën herë e miratojnë të njëjtin ligj presidenti tha se do të jetë i detyruar si i pakënaqur ta nënshkruaj.

“Unë nuk e di nëse ata do të kalojnë përsëri ligjin. Është plotësisht në kompetencë të subjekteve politike që janë në Kuvend. Së pari, nëse ata që janë në qeveri synojnë ta bëjnë këtë, për ta kthyer atë në procedurë, ka njoftime nga Kryeministri dhe Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, ata do ta bëjnë atë. Ka njoftime nga subjekte të tjera politike që ata mund të bllokojnë me filibustering, por kjo është plotësisht brenda kompetencës së Kuvendit”, tha Stevo Pendarovski, president i shtetit.

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Bllagoj Boçvarski para disa ditësh theksoi se Qeveria nuk heq dorë nga qëllimi i saj për gjetjen e një mënyre legalizimin e mijërave objekteve të paligjshme me çka besojnë se do të zgjidhet problemi i qytetarëve të cilët nuk kanë mundur ti legalizojnë objektet e tyre.