Çair, shpaloset murali i Ismail Qemalit në shkollën që mban emrin e tij

TË FUNDIT

Në kuadër të aktiviteteve për 1 Qershorin, në Shkollën Fillore “Ismail Qemali” u shpalos murali kushtuar figurës së Ismail Qemalit, themeluesit të shtetit shqiptar, transmeton TV21. Për shpalosjen e muralit të Ismail Qemalit në Çair në shkollën që mban emrin e tij ka njoftuar i pari i Çairit, Izet Mexhiti.

Mexhiti në rrjetin social shkruan:

Në Shkollën Fillore “Ismail Qemaili” 1 Qershori mori ngjyrat e buzëqeshjes, artit dhe mbamendjes historike. Përmes programit të përgatitur nga nxënësit dhe shpalosjes së muralit të Ismail Qemalit, oborri i shkollës u kthye në një hapësirë ku kreativiteti i fëmijëve u takua me figurat që kanë lënë gjurmë në historinë tonë.

Murali i ri sjell para brezave të rinj portretin e njeriut që ngriti flamurin e pavarësisë, ndërsa energjia e fëmijëve i dha këtij përurimi kuptimin më të rëndësishme, lidhjen mes së kaluarës, së tashmes dhe të ardhmes.