“ÇA KOM NI”, thotë Tuna në këngën e re

TË FUNDIT

Këngëtarja e njohur nga Shkupi, Tuna, ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor me titull “ÇA KOM NI”, duke sjellë një rikthim të fuqishëm në skenën muzikore shqiptare. Kënga u publikua së bashku me videoklipin zyrtar, i cili tashmë po tërheq vëmendjen e fansave dhe ndjekësve të saj në rrjetet sociale.

Projekti është realizuar me një ekip të njohur në industrinë muzikore. Producent i këngës është Çelik Lipa, ndërsa melodia është krijuar nga vetë Tuna në bashkëpunim me reperin 2Ton. Teksti mban firmën e Ghulo, i cili njihet për lirikat e tij moderne dhe të goditura. Videoklipi mbresëlënës është realizuar nga Fullmoon, duke i dhënë këngës një pamje vizuale dinamike.

Pas një pauze të shkurtër, Tuna duket më e vendosur se kurrë për të dominuar sërish toplistat muzikore dhe për të sjellë projekte të freskëta për publikun e saj.