Bytyqi: Qytetarët të jenë të qetë, energji ngrohëse do të ketë

TË FUNDIT

Qytetarët të jenë të qetë, energji ngrohëse do të ketë, tha sot zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi.

Duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve pas konferencës për migrim të fuqisë punëtore, Bytyqi informoi se është siguruar edhe gazi.

“EMV dhe ‘Adora’ hyjnë në negociata të cilat duhet të jenë në pajtim me të gjitha rregullat dhe procedurat ligjore. Gjithçka që është e mundur të paraqitet. ne themi se energji ngrohëse për qytetarët gjithsesi se do të ketë dhe ata duhet të jenë të qetë. Po, është siguruar edhe gazi. Cili është burimi, është më së paku e rëndësishme, me rëndësi është të ketë gaz”, tha Bytyqi.

Sipas tij, Vendimi i KRRE-së, i cili është trup i pavarur, mund të kërkohet, ndërsa neni tre është i qartë dhe decid.

“Ka ardhur koha të lexojnë dhe të interpretojnë ata që e dinë atë. Qytetarët vetëm duhet pak më tepër të besojnë. Siç siguruam në janar energji ngrohëse kur u lamë në baltë, ashtu edhe tani energji ngrohëse për qytetarët e Shkupit do të ketë. Pavarësisht nëse është EMV apo BEG, qytetarët do të kenë energji ngrohëse, Meqenëse nuk jam i kënaqur nga sjellja e partnerit privat, do të doja atë ta bëjë EMV”, theksoi zëvendëskryeministri dhe edhe njëherë porositi se nga ligji nuk mund të kufizohet askush.