Bytyqi: Nuk kërkohen 60 orë punë në javë/ Definohet pagesa më e madhe për orët e punës shtesë

TË FUNDIT

Nesër fillojnë punët ndërtimore për akset e korridorit 8 dhe 10D, por ende nuk është e qartë prej ku do ta fillojë ndërtimin konsorciumi Behtel dhe Enka. Në opinionin ende po debatohet mbi ndryshimet e duhura ligjore për ndërtimin e korridoreve. Zv/kryeministri për çështje ekonomike Fatmir Bytyqi në Clik Plus në TV21 tha se ndryshimet e dorëzuara në Kuvend duhen për tejkalimin e problemeve nga zgjidhjet e vjetra ligjore. Si shembull përmendi projektin për rrugën Bukojçan-Kërçovë që është përpiluar para 7 viteve por i njëjti nuk mund të zbatohet në praktikë. Arkitektët e atëhershëm me anë të Google Maps kanë projektuar pa parë se çfarë ka në terren, tha Bytyqi.

“Arkitektët dhe projektuesit tanë e kanë zgjedhur zgjidhjen më të mirë për ta. Megjithatë zgjidhja më e mirë kalon nëpër fshat dhe imagjinoni nëpër fshatin Bukojçan dhe një fshat tjetër para Bukojçanit kalon autostradë me gjerësi prej 45 metrave ku duhet të dislokohen 27 shtëpi dhe varreza që janë të vjetra 400 vjet. Ne deshëm që para 2 viteve ta publikojmë tenderin, qytetarët thonë, na falni por si do t’i dislokoni varrezat?”- deklaroi Fatmir Bytyqi, Zv/Kryeministër për Çështje Ekonomike.

Bytyqi thotë se nuk është i saktë debati aktual se ndryshimet ligjore për marrëdhëniet pune janë kundër Kushtetutës, për shkak se nuk kërkohen 60 orë punë në javë por se definohen orët e punës jashtë orarit të punës dhe kjo ka të bëjë vetëm me investimet me interes strategjik.

“Në zgjidhjen aktuale ekziston e njëjta gjë por nuk është definuar deri në fund. Në zgjidhjen aktuale ekziston, thuhet –nëse punëtori pajtohet që të punojë jashtë orarit të punës, ja, neni 117. Por zgjidhja aktuale ligjore thotë se ka përkufizime, se sa orë punë jashtë orarit të punës mund të paguhen, bëhet fjalë për 192 orë në vit. Nëse ka nevojë dhe nëse punëtori pajtohet që të përfitojë më shumë, zgjidhja ligjore thotë, më fal por nuk mundet. Madje të punojë më shumë sipas vullnetit të tij, zgjidhja ligjore thotë se nuk mund të paguhen më shumë para.”- tha Fatmir Bytyqi, Zv/Kryeministër për Çështje Ekonomike.

Nga VMRO-DPMNE akuzojnë se për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10D do të angazhohen 70% punëtorë të huaj pa leje për punë, ndërsa vetëm 30% janë punëtorë vendas. Nënkryetari i partisë, Aleksandar Nikollovski në Facebook publikoi dokumente.

Kovaçevski dhe Grubi gënjejnë se më së paku 52% do të jenë punëtorë vendas edhe pse qartë mund të shihet se 70% do të jenë punëtorë të huaj. Në dokumentin e dytë ka dy segmente-numri i saktë i punëtorëve të huaj dhe vendas që do të angazhohen sipas moshës, si dhe rrëzimi i shtetit të së drejtës përmes lejes që të punojnë punëtorë të huaj, pa qëndrim të rregulluar dhe pa i respektuar ligjet.

Demantojnë nga LSDM. Thonë se në lagjin ku rregullohet angazhimi i punëtorëve nga vendi dhe jashtë vendit, qartë shihet obligimi që 51% të jenë nga resurset e vendit.”- deklaroi Aleksandar Nikollovski, nënkryetar I VMRO-DPMNE-së.

Kjo do të thotë se nëse vendi ynë ka resurse të mjaftueshme vendore përkatësisht forcë punëtore, numri i resurseve të angazhuara vendore mund të jetë edhe më i lartë se 51%. Neni 13, paragrafi 1, thuhet qartë se punëtorët e angazhuar duhet pasur leje për qëndrim dhe për punë dhe sipas këtij Ligji special është caktuar se kjo procedurë, përkatësisht përmbajtja e Marrëveshjes është sipas ligjit.”- thanë nga LSDM.

Konsorciumi amerikano-turk Behtel dhe Enka duhet të ndërtojë 4 autostradë të korridoreve 8 dhe 10D. Sipas marrëveshjes kostoja e ndërtimit është rreth 1,3 miliardë euro, ndërsa afati i realizimit është deri në 2027.