Bytyqi: Në gjysmën e dytë të vitit 2022 presim të kthehet niveli parakrizësh i BPV-së

TË FUNDIT

Mick Schumacher pjesë e ekipit “Haas”

Mick Schumacher, djali i kampionit të botës në Formula 1, Michael Schumacher, pritet të jetë pjesë e...

Qeveria miraton tekstin e Projekt-Ligjit për Agjencinë e Intelegjencës

Qeveria sonte në seancën e saj të 24-të e miratoi tekstin e Projektligjit për Agjencinë e Inteligjencës.

Dua Lipa dominon në nominimet kryesore të “Grammy Awards 2021”

Dua Lipa, këngëtarja shqiptare me famë botërore, dominon në nominimet e “Grammy Awards 2021”.

Zvicër, sulm në një supermarket, policia nuk përjashton “motive terroriste”

Një grua zvicerane sulmoi dy gra të tjera, njërën me thikë, në një supermarket në Llugano, në...

Kinë, gjenden gjurmë virusi në paketimet në Dongguan

Autoritetet shëndetësore në qytetin Dongguan, në provincën kineze të Guangdong, zbuluan se dy kampionë të paketimeve ushqimore...

Buxheti për vitin 2021 është pjesë e strategjisë së Qeverisë për rimëkëmbjen ekonomike dhe rritjen e përshpejtuar në periudhën nga viti 2021 deri në vitin 2025. Në fazën fillestare të planit ai duhet të sigurojë rimëkëmbjen ekonomike nga pasojat e pandemisë me Kovid-19, ndërsa në tre vitet e ardhshme zhvillim të përshpejtuar dhe të qëndrueshëm ekonomik.

Pritjet janë që në gjysmën e dytë të vitit 2022 të kthehet niveli i para krizës së BPV-së dhe tashmë në vitin 2025 ekonomia do të rritet me një normë prej 5.9 përqindëve. Plani është që të zvogëlohet deficiti buxhetor në 2.5 për qind të BPV-së në vitin 2025.

Zëvendëskryeministri për Çështjet Ekonomike Fatmir Bytyqi në konferencën e sotme për shtyp në Qeveri tha se Buxheti për vitin 2021 është krijuar për t’iu përgjigjur sfidave me të cilat përballet ekonomia dhe qytetarët si rezultat i krizës shëndetësore, por edhe të mundësohet konsolidimi gradual dhe stabilizimi i ekonomisë.

“Nëse gjithçka shkon sipas parashikimeve të planifikuara, ne presim që me këtë Buxhet të sigurojmë rritje të BPV-së prej 4.1 për qind, të stimulojmë eksportet të cilat presim të rriten me 14.4 për qind, si dhe të rrisin investimet bruto me 8.4 për qind. Si një nga përbërësit më të rëndësishëm për formimin e BPV-së është konsumi privat për të cilin kemi parashikim të rritjes prej 3.8 përqindëve dhe mobilizimi i aktivitetit ekonomik besojmë se do të çojë në një rritje të numrit të të punësuarve me rreth 2 për qind”, shpjegoi Bytyqi.

Paralajmëroi realizim të projekteve kapitale në infrastrukturën rrugore, hekurudhore, komunale dhe energjetike, zhvillimin e bujqësisë dhe investimet në sport, kulturë, shëndetësi dhe arsim. Për to janë planifikuar 23 miliardë denarë ose 374 milionë euro, mjete që janë 20 për qind më të larta krahasuar me ribalancën e dytë të Buxhetit për këtë vit.

Risi është krijimi i Njësisë qendrore për mbikëqyrjen dhe realizimin e investimeve kapitale, e cila do të sigurojë një nivel të lartë të realizimit të tyre.

“Buxheti për vitin 2021 është i dimensionuar dhe i dizajnuar për të përmbushur nevojat reale të shtetit, ekonomisë dhe qytetarëve. Ekonomia është një nga prioritetet kryesore. Vetëm në investime në ekonomi do të sigurojmë konsolidim më të shpejtë të shoqërisë dhe më pas rritje dhe zhvillim më të shpejtë dhe të qëndrueshëm. Ky Buxhet është për qytetarët, për ekonominë, për të gjithë ne”, tha Bytyqi.

TË NGJAJSHME