Komisionet për Ekonomi dhe Infrastrukturë që i propozon kryeministri bullgar Kiril Petkov janë të rëndësishme për avancimin e bashkëpunimit ekonomik, deklaroi zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike Fatmir Bytyqi në intervistën e fundvitit për MIA-n.
“Bashkëpunimi duhet të vijë natyrshëm, por kur kjo nuk është e mundur, atëherë duhet të krijohen organe të caktuara që duhet të japin agjendë të qartë. Ne përpiqemi sinqerisht të tregojmë se jemi të hapur për bashkëpunim, jo vetëm me Republikën e Bullgarisë, por edhe me çdo vend fqinj”, tha Bytyqi.
Shembulli më i mirë për këtë, sipas tij, është Marrëveshja e Prespës, me të cilën jo vetëm marrëdhëniet dypalëshe, por edhe ato ekonomike me Greqinë fqinje po i japin rezultatet e para, siç janë: ndërtimi i interkonektorit, terminali i Aleksandrupolis dhe termocentrali i gazit.
Zëvendëskryeministri Bytyqi thotë se si për Maqedoninë e Veriut, edhe për Bullgarinë, e rëndësishme është që infrastruktura hekurudhore të fillojë të funksionojë sa më shpejt që është e mundur.
