Bytyqi kundër Grubit dhe Zaevit, “Paratë publike nuk duhet të ndahen sipas përkatësisë etnike”

Must Read

Fatmir Bytyqi: “Përkrahje financiare për 48 kompani që kanë investuar në kohë krize”

Gjithsej 48 kompani vendase, deri në fund të vitit do të fitojnë përkrahje financiare për investimet e...

Vdiq aktori i njohur, Shkëlzen Rraci

Ka vdekur sot në moshën 44 vjeçare aktori i njohur kosovar, Shkëlzen Rraci. Lajmin për rtv21.tv e...

Papritur ndërroi jetë nënkryetari i Bundestagut

Nënkryetari i Bundestagut gjerman, Tomas Operman ndërroi jetë papritur, pasi që mbrëmë iu përkeqësua gjendja gjatë një...

Propozimi i zëvendëskryeministrit të parë, Artan Grubi që të subvencionohen kompanitë private të cilat do të punësojnë sipas bazës etnike, me qëllim që në këtë sektor të ketë përfaqësim të drejtë etnik, hapi dilema. Derisa disa janë dakord se kjo do t’i ndihmojë biznesit privat, mes të cilëve edhe kryeministri Zoran Zaev, megjithatë disa të tjerë janë kundër një gjëje të tillë. Siç thotë zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi, paratë publike nuk duhet ndarë sipas përkatësisë etnike. Siç thotë, në vend të parë duhet të jetë profesionalizmi dhe cilësia.

 “Çdo qytetar është i barabartë dhe merr mundësi të njëjta dhe trajtim të njëjtë. Mendoj se është mosmirënjohëse të synojmë që paratë publike të shpërndahen në baza etnike. Unë përgjigjem me një nënpyetje: A do të duhet për një fëmijë të sëmurë të pyesin nëse është shqiptar, turk apo maqedonas dhe kështu t’i japim paratë? Nëse përgjigjja është – po, atëherë së bashku do ta formojmë atë model. Mendoj se në një shoqëri të drejtë duhet ta harrojmë këtë”, tha Fatmir Bytyqi – Zëvendëskryeministër për Çështje Ekonomike.

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi, nuk i kupton reagimet negative, sidomos në rrjetet sociale.

 “Ideja për subvencionim të përfaqësimit të drejtë dhe adekuat, nuk është vetëm për shqiptarët, por për të gjithë. Edhe maqedonasit që janë të përfaqësuar më pak në Tetovë, Gostivar, Strugë, Dibër apo në Çair, ku jemi ne. Ose anasjelltas, shqiptarët ku janë më pak të përfaqësuar në kompanitë e tjera, sidomos atje ku participon shteti. Kjo ishte vetëm një ide për debat të cilin e hapëm. Shoh se ka shumë reagime, sidomos në rrjetet sociale. Sinqerisht, nuk e kam të qartë, sepse kjo është vetëm respektimi i Kushtetutës”, tha Artan Grub – Zv/kryeministër. 

Por, para disa ditësh, kryeministri Zaev porositi se do të ketë subvencionime, por për të gjitha komunitetet etnike, kurse kjo do të varet nga rajoni i shtetit, e si shembull për këtë e ceki rajonin e Kumanovës.

 “Jorastësisht zhvilluam një marrëveshje për investim strategjik në rajonin e Kumanovës. Atje ka më shumë të papunë, por nuk janë vetëm shqiptarë, edhe serbët, edhe maqedonasit janë të papunësuar. Prandaj, përfundimisht e them – subvencionime do të ketë për të gjithë, për të gjitha bashkësitë etnike”, deklaroi Zoran Zaev – Kryeministër. 

Përveç subvencionimit, si një nga opsionet për ta arritur këtë, Grubi e përmendi edhe favorizimin e kompanive në prokurime publike apo përpilimin e një ligji, edhe pse, siç tha, nuk duhet ndërhyrë në tregun e lirë.

Fatmir Bytyqi: “Përkrahje financiare për 48 kompani që kanë investuar në kohë krize”

Gjithsej 48 kompani vendase, deri në fund të vitit do të fitojnë përkrahje financiare për investimet e bëra në kohë krize, në...

Vdiq aktori i njohur, Shkëlzen Rraci

Ka vdekur sot në moshën 44 vjeçare aktori i njohur kosovar, Shkëlzen Rraci. Lajmin për rtv21.tv e ka konfirmuar aktori Xhalal Haliti....

Papritur ndërroi jetë nënkryetari i Bundestagut

Nënkryetari i Bundestagut gjerman, Tomas Operman ndërroi jetë papritur, pasi që mbrëmë iu përkeqësua gjendja gjatë një xhirimi për televizionin ZDF.

Parlamenti grek e hodhi poshtë mocionin e mosbesimit ndaj ministrit të Financave

Me 158 vota “kundër”, Parlamenti grek mbrëmë vonë nuk e votoi propozimin e opozitës SYRIZA për mosbesim të ministrit grek të Financave,...

Për një muaj në Tetovë janë zbuluar 50 automjete pa licenca për transport publik të udhëtarëve

Policia e Tetovës në kuadër të aktivitete të përforcuara të kontrollit të transportit publik të udhëtarëve në 30 ditët e fundit ka...

More Articles Like This