Bytyqi: 92.4% e të papunëve trajtohen si analfabetë funksionalë

TË FUNDIT


“Unë vazhdoj të them që në thelb duhet një reformë e plotë e sektorit publik, por edhe atij privat. “Kemi nevojë për fuqi punëtore në sektorin privat”, tha Bytyqi sonte në TV21 “Click Plus” për papunësinë në vend.

Ai tha se 92.4% e njohurive të të papunëve nuk janë adekuate për tregun e punës.

“Sipas informacioneve të fundit, 92.4% e të papunëve janë trajtuar si analfabetë funksionalë. “Kjo do të thotë se njohuritë e tyre nuk janë adekuate për tregun e punës”, tha Bytyqi.