Buxheti për 2023 peshon 5,3 miliardë euro! Besimi: Më shumë para për përkrahjen e qytetarëve

TË FUNDIT

Më shumë para për harmonizimin e pensioneve dhe rrogave me shpenzimet e jetës, mjete për masat kundër krizës, por edhe rritje për mbi 50% të investimeve kapitale. Këto janë projeksionet për Buxhetin e vitit të ardhshëm që ministri i financave Fatmir Besimi i prezantoi para deputetëve në Komisionin për financime dhe buxhet. Propozimi parasheh që buxheti për vitin 2023 të jetë 5,3 miliardë euro. Sipas opozitares VMRO-DPMNE ky buxhet është i vëllimshëm, joreal dhe për të dorëzuan 200 amendamente.