Buxheti para deputetëve/Opozita akuzon se është ryshfet parazgjedhor, pushteti se është zhvillimor

TË FUNDIT

Ryshfet parazgjedhor dhe punësime parazgjedhore partiake, kështu opozita e kritikoi projeksionin e buxhetit për vitin e ardhshëm, që e quajti megaloman dhe jozhvillimor. Nga VMRO-DPMNE paralajmëruan se do të parashtrojnë 250 amendamente që, siç thanë, të korrigjohen vërejtjet e shumta në lidhje me buxhetin e propozuar.

“Dhe përsëri njëjtë si në buxhetet e krijuara nga dyshja BDI-LSDM në fillim kemi premtime për investime kapitale, që më pas përmes rebalancit apo shpërndarjes, mjetet e njëjta riorientohen për shkak të realizimit të pazbatuar. Thjesht planet tuaja për ryshfet parazgjedhor me këtë buxhet megaloman, vështirë që do të realizohen dhe kësaj here, andaj ky popull maqedonas i varfër dhe i vjedhur nuk dëshiron lëmoshë e cila do të kalojë për një apo dy javë”, tha Dafina Stojanovska, VMRO-DPMNE.

Pushteti në mbrojtje të buxhetit të projektuar për të cilin po thotë se është zhvillimor dhe i qëndrueshëm që i targeton prioritetet dhe nevojat e qytetarëve. Mjetet që janë dedikuar në buxhet për masat kundër krizës aspak nuk janë për blerjen e qytetarëve për shkak se masa të tilla deri më tani kishte disa, u përgjigjën nga partia në pushtet.

“Unë mendoj se nuk keni të drejtë sepse nuk bëhet fjalë për pako të parë, ad-hok ose për pako të dytë, bëhet fjalë për pakon e nëntë të masave kundër krizës që u janë dedikuar qytetarëve. Nuk mund të thoni se me këtë ne nuk kujdesemi për qytetarët dhe se kryejmë ryshfet, kështu që ju i nënvlerësoni dhe nënçmoni qytetarët të cilëve u duhet ndihma nga shteti. Ne nuk shpenzojmë 700 milionë për përmendore por japim 700 milionë për qytetarët”, theksoi Zhaklina Llazarevska, LSDM.

Buxheti për vitin e ardhshëm do të peshojë 5,5 miliardë euro ose rreth 5% më shumë se buxheti i këtij viti. Deficiti u projektua në 545 milionë euro ose 3,6% nga BPV-ja e planifikuar ndërsa investimet kapitale janë planifikuar në 773 milionë euro. Me këtë buxhet janë planifikuar edhe dy proceset zgjedhore, presidencialet dhe ato parlamentaret.