Deri në 30 prill realizimi i buxhetit ishte deri në 32 për qind në pjesën e të ardhurave, ndërkaq idealja duhet të jetë 35, për këtë vlerësojmë se buxheti shtetëror është në kondicion shumë herë më të mirë se sa skenarët e Qeverisë.
“Ju e dini, Qeveria pati tre skenarë. Në buxhetin optimistik 20 për qind rënie, në atë realistik 30 për qind dhe 40 për qind ka qenë skenari më i keq. Bile doli skenari më optimistik dhe më i mirë se sa ajo”, tha Bexheti.
Kjo sipas Bexhetit ka ardhur si rezultat i realizimit të mirë të TVSH-së dhe vlerëson se kriza me Kovid-19 ka ulur vetëm luksin.
