Buxheti i FIFA-s për vitin 2019-2022 është zvogëluar për 120 milion dollarë

TË FUNDIT

Asociacioni botëror i futbollit (FIFA) shpalli shkurtim të buxhetit për ciklin 2019-2022.

Buxheti i FIFA-s për këtë periudhë është zvogëluar prej 6,56 miliard  dollarë në 6,44 miliard dollarë.

Revizioni i buxhetit të organizimit është i lidhur me pasojat e pandemisë së koronavirusit, veçanërisht me  transformimin e kalendarit  të ndeshjeve  ndërkombëtare, anulimin e Kupër botërore midis klubeve dhe anulimin e Kupës së Konfederatave.

FIFA do të shpenzojë  6,34 miliard dollarë për ciklin 2019-2022. Organizimi pritet të krijojë profit para tatimimit prej 100 milion dollarë amerikan në fund të ciklit.