Buxheti është stabil, besoj se në kohë do të sillet ribalanci, porositi Zaev

Must Read

Arriti në 39 numri i të vdekurve nga tërmeti në Izmir

Numri i njerëzve që vdiqën si pasojë e tërmetit në Izmir u rrit në 39.

Tërhiqet Macron, thotë se e kupton tronditjen e muslimanëve për karikaturat e Profetit Muhamed

Presidenti francez Emmanuel Macron ka tentuar sonte të qetësojë gjakrat e ndezura të komunitetit botëror musliman, duke...

​Guti mund ta zëvendësojë Zidanen te Reali

Jose Maria Gutierrez i njohur ndryshe edhe si Guti po shihet nga krerët e Real Madridit si...

Kryeministri Zoran Zaev sot theksoi se Buxheti është stabil dhe shfaqi shpresë se ribalanci i tij do të sillet në kohë, duke apeluar deri te ministri i Financave të pranohen të gjitha amendamentet  të cilat janë të mira dhe mund të financohen.

“Tani janë thyer pothuajse të gjitha limitet e borxhit publik, në botë në Evropë dhe gjithkund. Ne  nuk kemi problem, Buxheti është stabil. Shikoni se  tatimet  më të mëdha, TVSH-ja, tatimi personal i të ardhurave dhe tatimi i fitimit, edhe pse kemi akontacione të anuluara me vendime ose dekret me fuqi ligjore  të gjitha janë ose jo  në nivel të njëjtë ose kemi  rritje të caktuar. Ne financiarisht jemi stabil, gjithëpërfshirja e Buxhetit, të cilin e shikoni në këtë ribalanc, ndërsa me siguri  do të jetë edhe derisa zgjat kriza, ndërsa kërkimi i mënyrës se si të injektohen  para plotësuese që t’i ndihmojmë ekonomisë”, potencon kryetari i Qeverisë.

Ai tha se Qeveria zhvillon politikë të tillë për shkak të asaj që konsideron se çdo krizë është edhe mundësi, duke potencuar se  beson që kemi shumë potenciale të pashfrytëzuara  të cilat duhet të shfrytëzohen.

Në lidhje me ribalancin e Buxhetit, kryeministri deklaroi se në kohë, sipas të gjitha procedurave në Kuvend, do të sillet, duke dërguar apel deri te ministri i financave, gjithë  kjo që është e mirë dhe ekziston mundësi që shteti ta financojë, të pranohen të gjitha amendamentet pa marrë parasysh se kush i propozon ato.

“Për mua e rëndësishme është nëse mundet  siç janë ruajtur procedurat deri në fund të tetorit, sepse gjithë ato paratë e alokuara duhet t’i injektojmë, shpenzojmë paguajmë, në nëntor dhe dhjetor dhe janë shumë të rëndësishme mjetet të cilat,  presim madje  rënie të BPV-së prej pesë për qind, pikërisht për shkak të atyre parave  të zvogëlohet në minus 4,4 për qind”, theksoi Zaev.

Në pyetjen e gazetarëve rreth mundësisë për vendosje të gjendjes së jashtëzakonshme, kryeministri theksoi se Qeveria  mbetet  konzistente  në politikat e saj se institucionet në demokracinë parlamentare sikur në vendin tonë duhet të jenë maksimalisht funksionale.

“Unë nuk jam ithtar i gjendjes së jashtëzakonshme, Parlamenti  në fund është mbrojtje e të drejtave demokratike të qytetarëve dhe ai duhet të jetë në funksion. Unë besoj se do të gjindet  mënyrë  edhe nga shumica  dhe pakica parlamentare të sillet mënyrë  e punës së Parlamentit onlajn. Besoj se  nuk duhet  të mendojmë për gjendje të jashtëzakonshme dhe Parlamenti duhet të punojë”, potencoi kryetari i Qeverisë.

Rreth zërave se deputetët e partive më të vogla të koalicionit “Mundemi” duan të kalojnë në VMRO-DPMNE, kryeministri ka konstatuar se ata që e flasin këtë “bëjnë shpërlarje të trurit”.

“Që të fitoni ju duhen partitë shqiptare, në cilëndo bazë politike, në[ heqje të tre marrëveshjeve, në krijimin e Maqedonisë së pastër.., kam folur para dy viteve, flas edhe tani,  derisa nuk e ndryshojnë  matricën mentale në veprimin e tyre politik do të mbesin kohë të gjatë në opozitë”, përfundoi kryeministri Zaev.

Arriti në 39 numri i të vdekurve nga tërmeti në Izmir

Numri i njerëzve që vdiqën si pasojë e tërmetit në Izmir u rrit në 39. Sipas TRT Haber,...

Tërhiqet Macron, thotë se e kupton tronditjen e muslimanëve për karikaturat e Profetit Muhamed

Presidenti francez Emmanuel Macron ka tentuar sonte të qetësojë gjakrat e ndezura të komunitetit botëror musliman, duke thënë se e kupton zemërimin...

​Guti mund ta zëvendësojë Zidanen te Reali

Jose Maria Gutierrez i njohur ndryshe edhe si Guti po shihet nga krerët e Real Madridit si zëvendësues potencial për teknikun në...

Dy persona me origjinë nga Kosova ndërrojnë jetë nga tërmeti në Izmir

Dy persona me origjinë nga Kosova vdiqën si pasojë e lëndimeve të marra pas rrëzimit të një ndërtese si rrjedhojë e tërmetit...

Shqipëria hapi spitalin e tretë për Covid

 Për shkak të numrit të rritur të të infektuarve, veçanërisht atyre të cilëve iu nevojitet mjekim spitalor, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes...

More Articles Like This