Butrint Imeri ka pësuar një aksident. Këngëtari ka zbuluar përmes një postimi në rrjete sociale se ka lënduar këmbën teksa ka publikuar një fotografi ku shihet se është intervenuar në ambientet e një spitali.
“Aksident” ka shkruar këngëtari krahas postimit duke mos zbuluar asgjë më shumë se çfarë ka ndodhur.

Sa i përket muzikës, këngëtari ka paralajmëruar këngën e re. Kjo vjen vetëm tre muaj pas super hitit që solli në bashkëpunim me Don Xhonin. Kënga e titulluar “Mi Corazon” rezultoi një sukses i jashtëzakonshëm dhe deri më tani numëron rreth 40 milionë klikime.
