Butrint Imeri organizon koncert falas në Prishtinë

TË FUNDIT

Këngëtari Butrint Imeri mban koncert të madh për fansat e tij në Prishtinë më 3 gusht.

Butrinit ka njoftuar se koncerti mbahet në sheshin “Zahir Pajaziti” dhe pjesë e tij mund të jenë të gjithë, pasi që ka menduar që këtë ta bëjë falas.“Të nderuar dashamirë e njerëz të mirë të venit tem, unë me menaxhmentin tem kemi vendos me organizu nje koncert FALAS ne sheshin ZAHIR PAJAZITI ne PRISHTINE, te merkuren (03 GUSHT), ora 20:00. Ju ftoj krejtve me e kalu ni super nate verore”, ka shkruar Butrinti në rrjetet sociale.

“AM/PM”, titullohet projekti i fundit i Butrintit që e solli në bashkëpunim me Kidën. Projekti i publikuar në korrik deri tani ka mbledhur mbi 16 milionë klikime./21Media