Buta bëhet baba për herë të parë

TË FUNDIT

Reperi nga Kosova, Betim Januzaj, i njohur me nofkën Buta, ndau sot lajmin e gëzuar se për herë të parë është bërë baba. Këtë e bëri të ditur vetë ai me anë të një Instastory në faqen e tij zyrtare ku tregon edhe emrin e vajzës së tij, të cilën e ka quajtur Irina.

Kujtojmë se Buta ka rreth pesë vite lidhje me partneren e tij, Fjolla. Para tre vitesh ata e kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë, ndërsa tani një anëtare e re i është shtuar familjes së tyre.